FTESË

Page

Të nderuar zonja/zotëri,

Implementimi I reformave shëndetësore në dekadën e fundit në Turqi, tërheq vëmendjen e vendeve fqinje dhe të Europës. Me qëllim të krijimit të mundësive më të mira të marketingut, hyrjes më efikase të shërbimeve Turistike Mjekësore, duke sjellë së bashku individë kryesore të botës dhe organizata të ndryshme te sektorit të Turizmit Shëndetësor është organizuar Panairi dhe Kongresi HEALTHEXPO-Turizëm Shëndetësor, Teknologji Mjekësore, Ekspertizë Mjekësore. Me mbështetjen e Ministristrisë Turke të Shëndetësisë, me kontribute akademike të Universitetit Bezmiâlem, Shoqatës për Zhvillim Mbështetje dhe Organizim të Turizmit Shëndetësor, do të mbahet më 10-13 dhjetor 2014 në CNR EXPO, Jeshilkoj në Stamboll.

Në HEALTH EXPO-Turizmi Shëndetësor, Teknologjia Medicinale dhe Kongresi, Panairi i Ekspertizës Medicinale; Spitalet Private me akreditim JCI, Organizatat dhe Qendrat e degëve të ndryshme Mjekësore, Spitalet të cilët kanë kandiduar për akreditim të Turizmit Shëndetësor nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, do të marrin pjesë së bashku me objektet termale dhe terapisë fizike dhe klinikat e rehabilitimit dhe qendrat geriatrike.

Në vazhdimësi do t’ju shfaqim, institucionet e kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve, të cilët kanë zhvillime të produkteve të fundit në leminë e Teknologjisë Medicinale. Ne brendi te Panairit dhe Kongresit, në lokacionet të ndara do të këtë dege që kanë shfaqur përmirësime të theksuara në Turqi ne këto fusha, si: Onkologjia, Transplanti I Organeve, Ortopedia, Terapi Fizike dhe Rehabilitim, Dermatologjia, Kujdesi Dentar, Kujdes I Syve, Plastika e Kirurgjisë dhe Rindërtimit, Kirurgji Kardiovaskulare, Geriartri, Turizmi Termik Mjekësor.

Pjesëmarrësit, komitetet blerëse dhe vizitorët e Panairit, Kongresit kanë rastin që në mbledhjen e B2B të takohen me mjekët dhe me qendrat më të mëdha mjekësore në Turqi. Komitetet blerëse nga Ballkani, Evropa Veriore dhe e Mesme, Afrika Veriore si dhe Republikat turkfolese do të marrin pjesë në Panair dhe Kongres.

Në HEALTH EXPO-Turizmi Shëndetësor, Teknologjia Medicinale dhe Panairi i Ekspertizës dhe Kongresit, ofertuesit shëndetësor dhe qendrat termale do ta kenë rastin që të bashkëpunojnë me kompanitë ndërmjetësuese të Turizmit Shëndetësor dhe të kenë mbledhje direkte me B2B si dhe komunitetin blerës, duke ju shfaqur degët e tyre medicinale dhe mundësite e trajtimeve.

Krahas vendasve dhe prezantuesve kryesorë janë të ftuar edhe akademikë botërorë që janë specializuar në fushën e Turizmit Shëndetësor, institucionet publike, investitore, reprezentatuesit e industrisë dhe reprezentatuesit e biznesit boteror janë ftuar në Panair dhe Kongres, që do të jetë I pasuruar me simpoziume satelitore, takimet e ndryshme dhe te tjera inovacione. Turizmi Shendetesor do të jetë I diskutuar në sesionin e mëngjesit, derisa Teknologjia Mjekesore si dhe sesioni i Arritjeve Mjekësore do të jetë në pjesën e pasditës.

Veçori e HEALTH EXPO e cila përkrahet nga KOSGEB, është mundësi unike për ta ngritur vëllimin e biznesit tuaj dhe vazhdimin e zhvillimit sektorial duke u përfshirë me profesionaliste nga Turqia dhe të huaj.

Objektivat tona janë për të krijuar dhe zhvilluar mundësi për biznese të reja për sipërmarrësit dhe investitorët duke grumbulluar palët e interesuara nacionale dhe internacionale te turizmit shëndetësor, duke prezentuar ofertuesit shëndetësor Turk dhe qendrat termale në fushën internacionale, duke kontribuar në zhvillimin e sektorit të turizmit shëndetësor Turk, rritjen dhe rangimin më të popullarizuar të destinacioneve në rafshin botëror të turizmit shendetësor.

Ne do të jemi të nderuar që t’ju mirëpresim në HEALTHEXPO.

Sinqerisht I juaji,

Zëvendëskryetar I asociacionit  

Dr. Selim Mutgan

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s